-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet “shpërndarësi sezonal” në Himarë

Kryesoret

Policia e Himarës ka arrestuar një 27-vjeçar që shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës.

Si rezultat i 2 fazave të mëparshme të këtij operacioni, të finalizuara gjatë kësaj jave, janë arrestuar 5 shtetas, 2 prej të cilëve shtetas anglezë, janë sekuestruar doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, si dhe shuma parash në euro, lekë dhe paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 5”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. B., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 50 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 10 000 lekë të rinj, 1 grirëse për lëndë narkotike dhe 2 celularë.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. Dh., 25 vjeç, ku ishte akomoduar përkohësisht shtetasi R. B., i afërm i tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).“, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit