“5Pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga dosja që arrestoi Vangjush Dakon për shëprdorim detyre për dy dosje. Kryesorja që “gozhdoi” mikun e Edi Ramës pas hekurave lidhet me pallatin në lagjen nr.18 pranë stadiumit.
Nga hetimi ka rezultuar se pallati kishte përfunduar së ndërtuari dhe madje ishte lidhur edhe rrjeti i ujit të pijshëm, ndërkohë që ende nuk ishte zbardhur leja e ndërtimit e miratuar nga Bashkia Durrës. Në fund Bashkia e Durrësit me Dakon në krye kolaudoi një pallat 11 kate, të planifikuar për 7 kate dhe që realisht ishte 12 kate.
Por çfarë thoshte leja dhe si u shtuan katet?
Procedimi ndaj Vangjush Dakos ka nisur në vitin 2020 për “shpërdorim detyre” bazuar në kallëzimin e banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” Sh.p.k me pronar biznesmenin Fiqiri Farruku.
Fillimisht leja e ndërtimit ka qenë për shtatë kate. Por pa filluar ende punimet biznesmeni ka bërë kërkesë për ndryshime në projekt dhe shtesë katesh.
“Rezulton që subjekti si fillim ka marrë leje për shtatë kate (shtator 2010), menjëherë në datën 20 dhjetor ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati, më pas për 3 kate shtesë (11 maj 2011) dhe si përfundim janë miratuar 4 kate shtesë pa pasur asnjë kërkesë të tillë për katër kate, ndonëse sikurse u tha, leja e ndërtimit në fjalë nuk ka hyrë në fuqi në këtë periudhë kohore, por vetëm në datën 14 tetor 2014, kur është nënshkruar nga ish-kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako dhe ish-kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, personin nën hetim Adhurim Qehajaj” thuhet në dosjen e SPAK-ut.
Por sipas banorëve, pallati nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar.
10 masat e sigurisë për dosjen e Dakos;
Vangjush Dako – Arrest në burg
Adhurim Qehahaj – Arrest në burg
Ermal Lama – Arrest në burg
Fatmir Ejupi – Arrest në burg
Adrian Bulku – Arrest në burg
Fiqiri Farruku – Arrest në burg
Adnand Toccila- Arrest në burg
Meri Semini (Priftuli) –Arrest në shtëpi
Ferzilet Hajderi – Arrest në shtëpi
Diana Dedja – Arrest në shtëpi
“5Pyetjet.al” zbulon detajet e dosjes së dytë! Manovra e Dakos me KLSH-në dhe gjyqi fals