Pasi paralajmëroi arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëroi për arrestimin e tij.
Madje, Karamuço ngriti shqetësimin për rrjedhjen e informacionit dhe ky fakt u provua kur këtë të mërkurë, SPAK njoftoi se ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Dakos dhe zyrtarëve të tjerë.
Ndërkohë, i ftuar sot në “Top Talk”, Karamuço paralajmëroi një tjetër arrestim. Sipas tij, është ish-kryetari i një bashkie të vogël.
Eksperti i njohur: SPAK do të arrestojë një ish-kryebashkiak
Karamuço: Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend.
Xhokaxhi: Është majtas?
Karamuço: Po tani të gjithë në zgjedhje kanë qenë majtas
Eksperti shpjegon se nga vëzhgimet në godinën e SPAK, kuptohen hapat e radhës të institucionit të drejtësisë.
“Një gazetar thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionet e SPAK-ut, ku është BKG-ja dhe Prokuroria e Posaçme, arrin të deshifrojë për çfarë po thirren funksionarët, lidhur me çështje të ngjashme, për të cilat janë hetuar më parë. Arrin të japë një mendim deri kur mund të ketë ecur ky hetim dhe çfarë zhvillimesh priten. Ata që janë thirrur, përfshirë këtu edhe zotin Dako, që menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë”.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha shprehet se ka mbaruar koha kur prokurorët njoftojnë paraprakisht për arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve:
“Koha kur ish-prokurori i vendit thoshte se në shtator do të bëhen arrestime ka mbaruar. Edhe ai vetë është shpallur në kërkim, është i dënuar. SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushatat. SPAK-u çdo ditë është betejë kundër korrupsionit së pari dhe kundër krimit të organizuar së dyti. Ajo godinë dhe ai grup personash që janë atje brenda kanë të gjithë mekanizmat e duhur ligjore për të kryer arrestime të tjera”./Tch