-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: SPAK gjeti shkelje të shumta me pallatin në Durrës

Kryesoret

Në Shqipëri, dokumentet e Prokurorisë së Posaçme dëshmojnë se çështja e pallatit për të cilin ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të kësaj Bashkie u arrestuan ose janë ende në kërkim, është e mbushur me parregullsi të panumërta.

Thuajse pjesa dërrmuese e procedurave që ndiqen që në fazën e ndërtimit, janë përmbyllur pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe pallati ishte banuar.

Edhe për rastin e tenderit, rezulton se pavarësisht se ishte njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, se përllogaritja e vlerës ishte gati 10-fish më e lartë, sërish Bashkia e Durrësit, bëri të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese.

Nga 7 personat për të cilët kërkohet arresti me burg, vetëm dy janë në duart e autoriteteve. Prokuroria e posaçme nis hetimet per nxjerrje të sekretit.

Shkeljet e shumta dhe plotësimi i procedurave pasi vetë pallati ishte ndërtuar, kanë bërë që sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo që ka ndodhur në Durrës, të konsiderohet se ngjan më shumë me një proces legalizimi, se sa të zbatimit të një lejeje ndërtimi.

Gjithçka nisi, pasi administratori i kompanisë ndërtuese, Fiqiri Farrukun, ndër personat në kërkimpër t’u arrestuar, pak muaj pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, paraqiti, një kërkesë të dytë, për një shtesë prej disa katesh, e cila miratohet, por zbardhet vetëm në 2014-ën, pas 3 vjetësh, periudhë gjatë së cilës akti nuk mund të kishte asnjë fuqi juridike. Në momentin që ky vendim është zbardhur, pallati jo vetëm ishte ndërtuar, së bashku me katet shtesë, por dhe ishte mbushur me banorë.

Pas këtij momenti, ka nisur, sipas prokurorisë dhe plotësimi i akteve dhe procedurave të tjera, të cilat “në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit