-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rastet kur qeveritë e Kosovës “injoruan” këshillat e SHBA-së

Kryesoret

Kosova është një nga shtetet me popullatën më pro-amerikane në botë, tregojnë sondazhet e disa instituteve ndërkombëtare. Por, viteve të fundit, politika kosovare në disa raste nuk i ka mbështetur kërkesat e zyrtarëve amerikanë.

Mosdëgjimi ka çuar në deklarata kritike nga SHBA-ja, e së voni edhe në ndëshkime.

Javën e kaluar, Kosova është pezulluar nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë, për shkak të mospërfilljes së kërkesave amerikane për të shtensionuar situatën në veri – zonë e banuar me shumicë serbe.

SHBA-ja ka paralajmëruar edhe pasoja të tjera.

Me anulim të vizitave të zyrtarëve, mosdhënie të vizave, anulim të programeve financiare dhe të trajnimeve të ndryshme, Kosova është përballur edhe më herët, por, sipas ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, “SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës”.

Paralajmërimet dhe masat më serioze që SHBA-ja ka ndërmarrë në raport me Kosovën, ndër vite:

2023 – Kryetarët e veriut, një mospajtim i madh me Amerikën

Më 30 maj, 2023, SHBA-ja i ka vendosur sanksionin më serioz Kosovës, duke e pezulluar pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga “Defender Europe ‘23” – një stërvitje e madhe ushtarake e aleatëve të NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja.

Deri këtu ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës, me gjithë thirrjet e SHBA-së, nuk ka pranuar t’i tërheqë kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Instalimi i tyre, me ndihmën e policisë, ka shkaktuar protesta të banorëve lokalë, të cilat janë përshkallëzuar edhe në dhunë.

Tridhjetë ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe dhjetëra protestues janë plagosur gjatë përleshjeve në qytetin e Zveçanit, më 29 maj./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit