Alarm për bombë në godinën e Kuvendit të Malit të Zi.
Godina është evakuuar. “Vijesti” shkruan se alarmi është dhënë në polici pak para orës 08:00.
“Anëtarët e Administratës së Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kompetencë të tyre, ndërsa informacioni është duke u verifikuar”, tha policia.
Edhe në shkollat në disa qytete të Malit të Zi po ashtu ka pasur alarme për bomba.