-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj mbron “paramilitarët” e Bashës: Gaz Bardhi ishte i emocionuar

Kryesoret

Ish-kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka marrë në mbrojtje militantët e Lulzim Bashës që shanë, ofenduan dhe kërcënuan një pjesë të deputetëve në mbledhjen e Kryesisë.

Deputeti demokrat e quajti emocional qëndrimin e Gazment Bardhit, që i cilësoi këta persona paramilitarë të Lulzim Bashës. “Deri diku qëndrim ishte emocional nga zoti Bardhi. Në mbledhje asnjë prej anëtarëve nuk ka qenë nën presion. Unë isha në mbledhje. Ka pasur qëndrime të ndryshme.

Qëndrimet e ndryshme kanë brenda edhe emocionin. Nuk ka pasur kërcënime. Fjalë ka pasur. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer ua kërkoj unë ndjesën” tha Alibeaj.

Por çfarë mendon Alibeaj për rikthimin e Lulzim Bashës? “Ky është diskutimi që unë e refuzoj. Unë mbështes një parti me rregulla statutore, dhe pushtete të ndara që kontrollojnë kryetarin dhe që nuk centralizohen.

Shumë nga strukturat tona janë gjymtuar. Por duhet ta ndërtojmë. Të gjitha strukturat që janë dhe që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit, që morën 104 mijë vota.

Koha tre javë për organizimin në kohë normale nuk është e pamjaftueshme, por në kohë jo normale është e mjaftueshme. Kërkohet një rindërtim i PD-së, legjitimim i strukturave, kryetarit. Kryetar do të jetë ai që do të votojnë demokratët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit