Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se Dako i Durrësit u arrestua dhe ngriti pyetjen, po “Gjushi i Tiranës?”.
“Mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti sepse normat morale të tyre janë normat e hajdutëve. Ligji dhe kushtetuta për këta nuk ekzistojnë. Ku nuk figurojnë emrat e këtyre ministrave në aferat e turpshme korruptive.
Gjushi arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë i arrestuar, për një pallat me meritë të plotë. Po ky Gjushi i Tiranës, i cili mashtron ka vjedhur faturat e 1 mln fidanëve, çfarë pëson ky. Çfarë flasim këtu për diskriminim.
Gjushi burgoset për një pallat, se janë shtuar disa kate dhe e meriton plotësisht, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate. Kalon pa hy ferra në këmbë. Gjushi, ky kriminel elektoral që meriton vetëm për atë, çdo dënim, dënohet për një tender se e ka shumëfishuar shumën.
Po Gjushi i Tiranës që u vjedh qytetarëve të Tiranës, për ndërmarrjen e tij dhe të Edi Ramës, në çdo ton plehra nga 11 euro që është në kontratë, 29 euro, u vjedh 18 euro. Ky shtron darka, dreka, pritje, përcjellje. Ky është vendi i diskriminimeve më të tmerrshme” tha ai.