-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krahu i Thaçit pro draftit të Ramës për Asociacionin: Qasje e mirë

Kryesoret

Drafti i propozuar nga Edi Rama për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë ka ngjallur reagime të përziera në Kosovë. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka dalë në mbështetje të Ramës, edhe pse drafti, siç tha kryeministri i Shqipërisë, është konfidencial.

“Mbështes qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për krizën në veri të Kosovës”, shkroi Hoxhaj në Twitter. “Është thelbësore për Kosovën që të punojë me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e mirë është ajo përmes një marrëveshjeje të plotë njohjeje”.

Por një tjetër ish-ministre e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e ka kundërshtar propozimin e Ramës. “Pra tash “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit