Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit në seancë plenare u shpreh sot se nuk mund të shkruhet tekste alternative për Asociacionin.
Drafti i Ramës për Asociacionin! Vjen reagimi i parë nga Prishtina: Do ndarjen e Kosovës
Ai më parë kërkoi që të ketë një konsensus për parimet dhe më pas të shkohet te drafti. “Nuk mund të shkruajmë tekste alternative për Asociacionin, duhet të pajtohemi për parimet” tha ai.
Kurti nuk tha që ka hartuar një draft të tij siç po i kërkohet nga ndërmjetësit, por tha se ka prezantuar draft-vizionin dhe se për ta thelluar atë fillimisht duhet pajtimi në parim nga pala tjetër.
“Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10 për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur.
Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel dhe i cili përfaqëson shkronjën dhe frymën e Kushtetutës sonë”.
Propozimi i Ramës për Asociacionin, reagon deputeti i LVV-së
Rama njoftoi se drafti për Asocacionin i propozuar nga qeveria shqiptare i është dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, me qëllim ç’tensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.