Ministria e Jashtme ka propozuar emrat për kandidatë për ambasadorë të Shqipërisë në disa vende. Komisioni i Jashtëm do të nisë të premten dëgjesat me kandidaturat e propozuara për ambasadorë të Shqipërisë në disa vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri, 12 propozimet e qeverisë shqiptare do të shpalosin platformën e tyre përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm.
Në listë ka emra të njohur, si ish-deputeti Ervin Bushati që është propozuar për në SHBA, apo Vasilika Hysi në OKB, por edhe Fate Velaj në Austri.
Pasi të përfundojnë të gjitha dëgjesat, propozimet do të shkojnë për dekretim tek presidenti Bajram Begaj.
Lista me emrat e propozuar;
Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara Arabe
Zhaklina Peto, Mal i Zi
Aida Sakiqi, Gjermani
Ervin Bushati, SHBA
Ilir Gjoni, NATO
Vasilika Hysi, Misioni i OKB
Meri Kumbe, Izrael
Fate Velaj, Austri
Blerta Kadzadej, Turqi
Majlinda Frangaj, Vatikan
Mustafa Nano, Zvicër
Uran Ferizi, Mbretëri e Bashkuar