-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes foshnja 1-vjeçare, babai polic e kishte harruar në makinë

Kryesoret

Një vajzë 1-vjeçare u gjet e vdekur në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta lënë në kopsht, më pas gruaja e tij duhej ta merrte në mesditë.

Megjithatë, kur gruaja mbërriti, mësuesit i shpjeguan se vajza e saj nuk ishte paraqitur në shkollë. Puna e burrit të saj ishte pranë kopshtit. Me sa duket, kur babai ka parkuar mjetin jashtë kopshtit, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që foshnja të qëndrojë brenda mjetit për orë të tëra i vetëm.

E ëma e foshnjës ka dalë nga kopshti dhe ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën brenda. E frikësuar vrapoi drejt mjetit dhe me ndihmën e një kalimtari thyen xhamin dhe e liruan fëmijën.

Megjithatë, ishte tepër vonë sepse vajza e vogël tashmë kishte vdekur. Në gjendje shoku, prindërit nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur me vajzën e tyre të vogël. Autoritetet po kryejnë hetime për tragjedinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit