-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltari i Kurtit: Ambasadori amerikan ka merak të mbajë Vuçiçin në pushtet

Kryesoret

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar pas intervistës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, që vlerësoi presidentin serb dhe theksoi se kreun e qeverisë së Kosovës kanë probleme.

Hoxha shkruan se ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Aleksandar Vuçiçin, president të Serbisë, në pushtet. Ai kritikon edhe Gabriel Escobarin, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Me fjalët dhe punën e tij, ambasadori Hill nuk ka merakun të tërheqë Serbinë drejt Perëndimit, por të mbajë Vuçiçin në pushtet. Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun se serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit