-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta porosit këshilltarët për betejën me Veliajn

Kryesoret

E ndërsa Sali Berisha vijon betejën duke publikuar cdo ditë dokumente dhe pamje që sipas tij faktojnë manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit, aleati i tij, Ilir Meta po shikon përpara duke e vendosur theksin tek kërkesa e llogarisë në këshillat bashkisë. Sot ka zhvilluar një takim me tre këshilltarët që forca e tij politike siguroi në bashkinë e Tiranës.

“Ishte kënaqësi takimi sot me Grupin e Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. U diskutuan gjerësisht çështjet tepër kritike me të cilat përballen sot qytetarët në Tiranë dhe shqetësimet në rritje të tyre, që lidhen drejtpërsëdrejti me keqadministrimin dhe shpërdorimin ekstrem të taksave të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës.

Këto çështje do t’i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme dhe verifikimit me shumë përgjegjësi e vendosmëri nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë. Urime dhe suksese drejtuesve të sapozgjedhur të Grupit të Këshilltarëve, Kryetarit Endrit Braimllari, Nënkryetarit Genc Gjokutaj dhe Sekretares Eriona Bixha” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit