-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Kryesoret

Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Situata ka qenë më e qetë vetëm në Mitrovicë të Veriut, ku objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në tri komunat e tjera, ato objekte janë shfrytëzuar nga kryetarët e mëparshëm serbë.

Për shtensionimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale – për çka nuk ka marrë ende përgjigje në praktikë nga institucionet e Kosovës. (lexo ketu lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit