-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjeti kafkën dhe eshtrat, punonjësi i varrezave: Ishin mbuluar për t’u fshehur, ishin gati 20-vjeçare

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kafkën dhe eshtrat e gjetur një ditë më parë në varrezat publike të Burdulliasit në bashkinë e Beratit.

Në lidhje me rastin ka folur një nga punonjësit i cili merret me mirëmbajtjen e varrezave ku teksa po pastronte mbetjet pas pastrimit ka gjetur qesen e fshehur me kafkën dhe eshtrat e një gruaje, ose të paktën kështu dyshohet deri më tani.

Ngjarja u zbulua drekën e 9 qershorit nga Tomorr Nure i cili merret me mirëmbajtjen e varrezave.

Sipas dëshmisë së tij ishte dita e dytë që po pastronte në varreza dhe i kishte mbetur dhe një rrugë me mbetje për të përfunduar pastrimin kur në një moment shoku i tij teksa po pastronte i ështe shprehur se mbetjet ishin të rënda.

“Sa e kapi shoku im Mihallaq Zoto më tha janë peshë e rëndë. Çfarë janë këto? Sfurku pastaj nxorri vetëm kafkën. Kur hoqëm degët, ishin eshtrat. Ishte një qeskë e paketuar e bardhë transparente. Njoftuam përgjegjësin dhe ai mori operativin e zonës.” u shpreh Nure.

Ai u shpreh se kafka doli nga grumbulli i degëve teksa ata po përdorinin sfurkun për të mbledhur mbetjet.

Sipas Nure, kafka dhe eshtrat ndodheshin në një qese dhe se ato ishin të vjetra pra jo eshtra 2 ose 3-vjeçar duke hedhur poshtë dyshimet që mund të jenë nxjerrë nga ndonjë varr.

“Ishte me çorape. Unë jam vetë varrmihës dhe s’bën vaki të nxjerr eshtrat në rrugë. Zhvarrimi bëhet me dokumente që firmosen nga familjarët dhe ne i fusim në qese blu. Ato ishin eshtra të vjetra gati 20 vjeçare. Ishin dekompozuar” tregon Nure.

Grupi i hetimit po verifikon kamerat e sigurisë në zonë nëse kanë kapur momentin e hedhjes së qeses në vendin ku u gjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit