-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupi arrin në atdhe! Ky është shqiptari që u vra në Itali (FOTO)

Kryesoret

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, që u vra më 31 Maj me thikë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega në Itali ka mbërritur në Shqipëri dhe do të prehet të dielën e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth një orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Breshias ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit