Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin “Tuneli”, ku u kap në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari, Florid Gërxholli.
Nga arrestimi i 30-vjeçarit u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.
Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.