-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga 2006-a, pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë kaq e ulët sa sot në Mal të Zi!

Kryesoret

Në Mal të Zi që nga viti 2006, në asnjë palë zgjedhje shtetërore, qoftë parlamentare apo presidenciale, pjesëmarrja nuk ka qenë kaq e ulët sa sot.

Përkatësisht, në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë dalë 56.4 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja më e ulët deri më tani është regjistruar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 dhe 2018, kur 64 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2006 ishte rreth 67 për qind, dhe kjo ishte në vitin 2009.

Qytetarët do të kujtojnë zgjedhjet e dështuara presidenciale në vitin 2002 dhe 2003, kur më pak se 50 qytetarë dolën në votime.

Këto janë dy rastet e vetme që nga futja e pluralizmit partiak, kur pjesëmarrja ishte më e ulët se sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit