Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu tha në komisionin e sigurisë që përgjatë 2022-it ka pasur raste ku janë evidentuar se oficerë policie kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.
“A kemi aktualisht punonjës të policisë që mbrojnë grupet kriminale? Gjatë periudhës që ne po raportojmë po ka raste që janë evidentuar raste ku punonjës janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal. Janë duke u hetuar dhe me SPAK dhe me prokuroritë që i kanë në ndjekje”, u përgjigj Veliu.
Gjatë prezantimit të raportit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, deputeti Flamur Noka hodhi akuza për përfshirjen e Ardi Veliut, por edhe të Policisë së Shtetit në fushatë.
“Zoti drejtor a u përfshitë ju personalisht dhe persona të institucionit tuaj në fushatën politike, marr shkas duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës, Delvinës dhe qarkun e Vlorës?
Në Mat ka një denoncim, Operacionalja e policisë në mos e juaja duke shpërndarë para për blerje vote”. Veliu garantoi deputet se as ai dhe asnjë punonjës policie nuk është përfshirë në fushatë.