-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është vrasësi që kërkohej në Gjermani, por lëvizte i lirë në Tiranë?

Kryesoret

Policia e Tiranës arrestoi sot 34-vjeçarin Alidon Marqeshi, të kërkuar nga drejtësia gjermane për vrasje. Ngjarje e ndodhur në 2017. Ai ishte duke lëvizur me “Benz” dhe u ndalua për kontroll. Iu gjet kokainë. Nga kontrolli më tej rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.

Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Alidon Marqeshin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Alidon Marqeshi në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xhoi Musaj, të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen” njofton policia.

Por si u vra Musaj?

Xhoi Musaj, adoleshent nga Shqipëria u rrëmbye dhe u dhunua me sende të forta, ndërsa trupi i tij u mbështoll me një qese të zezë dhe u hodh në liqen në Gjermani në vitin 2017.

Motivi i vrasjes ishte hakmarrja. Gjithçka nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000. Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.

Vrasësi xhiro me “Benz” në rrugët e Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit