-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilla e Civicit: Qytetarët të përdorin më shumë lekun, mos kryeni veprime të nxituara!

Kryesoret

Ardian Civici, rektor i Universitetit Mesdhetar u shpreh se, kush e ka marrë kredinë në euro dhe të ardhurat i ka në lek, del i fituar. E kundërta del i humbur.

Sipas Civicit, tani nuk është momenti që të bësh veprime të nxituara nëse të ardhurat që ke nuk janë më shumë se 40-50 mijë euro, duke rekomanduar që qytetarët të përdorin më shumë lekun në këtë periudhë, sesa euron.

Si e komenton Ardian Civici pikiatën e Euros dhe ndryshimet në kursin e këmbimit?

“Kush e ka marrë kredinë në euro dhe të ardhurat i ka në lek, del i fituar. E kundërta del i humbur. Së fundmi ka pasur një rritje të kredisë ne euro. Brenda strukturës së konsumit, ka një kategori që favorizohet dhe një kategori tjetër që penalizohet.

Ne jemi vend me dy monedha dhe nuk e shmangim dot prezencën shumë të madhe të euros. Kemi edhe një emigracion shumë të lartë në vendet e eurozonës. Shumica e turistëve që vijnë këtu paguajnë me euro.

Unë mendoj që tani nuk është momenti që të bësh veprime të nxituara nëse të ardhurat që ke nuk janë më shumë se 40-50 mijë euro. Rekomandohet që qytetarët të përdorin më shumë lekun në këtë periudhë, sesa euron, duke menduar që po shfrytëzojmë situatën.”, deklaroi në fjalën e tij Ardian Civici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit