Komisioni për punën e brendshme në Britani në raportin e fundit thekson se Shqipëria është një vend i sigurtë, ndaj shqiptarët nuk duhet të marrin në mënyrë rutinore azil shkruan “BBC”.
Pjesë nga Raporti:
Qeveria britanike tha se po punonte me Shqipërinë, për të ndaluar migrimin e paligjshëm. Ai pason një rritje të ardhjeve të shqiptarëve në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, nëpërmjet kalimeve me varka të vogla. Në një raport të botuar të hënën, komiteti ndërpartiak theksoi se emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kishin gjasa të kishin nevojë për azil.
51% e rasteve shqiptare u pranuan fillimisht në gjysmën e parë të 2022, shumica e këtyre pretendentëve mbërritën me tragete ose avionë dhe jo me varka të vogla. Komiteti tha se nëntë vende, përfshirë Gjermaninë, nuk kishin pranuar asnjë kërkesë për azil nga Shqipëria gjatë asaj periudhe.
Raporti theksoi gjithashtu shifra që tregojnë se në vitin 2022, më shumë se një e katërta e 45.755 personave që kaluan Kanalin me varka të vogla erdhën nga Shqipëria, “dhe shumica kërkuan azil”. Sakaq,numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe nga kjo rrugë kishte shkuar nga 800 në 2021, në 12.301 në 2022.
“Shqipëria është një vend i sigurtë”, thanë deputetët. “Nuk është në luftë dhe është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinore mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë”, konstaton komiteti.