Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Osmani ka kërkuar që të dënohen grupet kriminale të mbështetura nga Serbia që e kanë sulmuar policinë dhe KFOR-in
Ajo gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim më intensiv për situatën në Veri duke thënë se qytetarët po e vuajnë më së shumti.
Presidentja e Kosovës ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Italinë, me ç’rast ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për vazhdim të ngushtë të koordinimit me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.