-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: “McGonigal”, shtysë e sulmeve të Ramës kundër qeverisë së Kosovës!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook shpjegon se përse sipas tij, Edi Rama po sulmon qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë.

“Miq, me sulmet e përditshme, madje paradite dhe pasdite të Edi Ramës, argatit të Vuçiç, kundër qeverisë së Kosovës, ai dëshmon se është në një hall të madh personal. Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin Kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si kondtruktiv.

Së dyti dhe mbi të gjitha, Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerreshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundërinteligjencës së FBI për Neë York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Në këtë aspekt Rama është njeri i pashpresë mbasi në ligjin e SHBA dënohen njelloj, si ai që merr ryshfet ashtu dhe ai që jep ryshfet.

Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Ëashington me dosjen ruse që gjykohet në Neë York. Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama dhe përfaqesuesi i Putinit Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri.

Ndaj i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çeshtje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapsirën euroatlantike. Keto nderhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës perkundrazi, vetëm sa e nderlikojnë atë më shumë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit