-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendoset radarët! Ku ishin dy “shtigjet” në det që ngarkoheshin gomonet me kanabis?

Kryesoret

Pajisje me vlerë 2,4 milionë euro iu dorëzuan Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Bashkimi Europian. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Dhërmi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se sfida e përbashkët është hapja e kufijve sikundër Shqipëria ka bërë dhe menaxhimi i tyre në mënyrë të sigurt.

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku tregoi zonat që më parë ishin jashtë kontrollit. “Kemi dëgjuar dhe kemi lexuar për boshllëqet apo për zonat e pambuluara me mbikëqyrje në hapësirën detare.
Radarët e mbikëqyrjes së hapësirës detare, të instaluara dhe të vëna në funksionim, në Tale, Lezhë dhe këtu në Dhërmi, mundësojnë mbikëqyrjen e zonave më problematike, që kanë shërbyer si pikënisje për mjetet e paligjshme të lundrimit” tha ai.

Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt dhe gjithë bashkëpunimi me BE-në në tërësi ndihmon në përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim në union.

Pajisjet e dorëzuara sot nxjerrin në pah bashkëpunimin solid mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e menaxhimit të kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Kjo e bën policinë kufitare më të fortë dhe më efektive për të ofruar siguri më të mirë për shqiptarët, si dhe ndihmon në përgatitjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Hohmann.

Prej këtij projekti Policia Kufitare dhe Migracionit ka përfituar anije patrullimi, automjete vëzhgimi me sistem kamera vëzhgimi ditën e natën, mikrobusë me radarë, servis të lëvizshëm mirëmbajtjeje, si dhe dy radarë për bregdetin, një në Tale të Lezhës dhe tjetri në Dhërmi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit