-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas sherrit, lopatë kokës 40-vjeçarit, kapet ‘i forti’ i “Myslym Ketës” në Tiranë

Kryesoret

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar pasi është qëlluar me lopatë. Policia ka ndaluar tashmë autorin e dyshuar.

“Tiranë/ Goditi me send të fortë (lopatë), një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet një mjet prerës thikë, si dhe sendi i fortë (lopata) të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. T., 60 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë (lopatë) shtetasin A. C., 40 vjeç, dhe më pas është larguar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. T., 60 vjeç. Shtetasi A. C., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit