Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së Ramës për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.
Çollaku e cilëson si këtë vendim të Ramës si sanksione ndaj Kosovës.
‘Me anulimin e njëanshëm te mbledhjes se qeverive Shqiperi-Kosove, Rama sapo vuri sanksionin e pare ndaj Kosoves. Kjo do shkruhet e kujtohet gjate ne historinë tone. Jam pa fjale..e me shume turp.’- tha Çollaku.
Kujtojmë se, Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme ku ka deklaruar se ka kërkuar që mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos mbahet nesër, por të ketë një takim të ngushtë me Albin Kurtin.