Sali Berisha ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Kosovë, ku tre oficerë të forcave speciale janë rrëmbyer nga policia serbe.
Sipas Berishës, ky akt terrorist është i urdhëruar direkt nga ai që ai e quajti “Putini i vogël”, referuar këtu Aleksandër Vuçiç.
Serbia arrestoi tre policë të Kosovës! SHBA, BE dhe Shqipëria heshtje
“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish-Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.”, shkruan Berisha në reagimin e tij.