Policia greke ka arrestuar 2 vajza shqiptare të cilat akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat greke raportojnë se të arrestuarat një 21 vjeçare dhe një 27 vjeçare nga Shqipëria janë arrestuar në Athinë dhe Katerini për trafik droge.
Ndër të tjera thuhet se atyre u është sekuestruar 7 kilogramë hashash, që ishte destinuar për trafikim nga pjesëtarët e grupit së cilit i përkisnin, në Selanik dhe Pieri.