-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen tregtarët e kokainës në Korçë, policia gjen “surprizën” në banesë

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar M. P 22 vjeç dhe Gj. R 32 vjeç, pasi shpërndanin drogë në qytet gjithashtu në momentin e arrestimi të rinjve ju gjetën edhe armë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, posedonin armë zjarri dhe municion pa leje si dhe në banesën e përbashkët të tyre, kishin kutivuar kanabis në gota plastike, kanë referuar materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal për rastin.

Pas një hetimi proaktiv të thelluar 5-mujor, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Night sales”.

Si rezulat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm në lagjen nr. 10, Korçë, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit M . P., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Rang Rover” në përdorim të shtetasit Gj. R., u gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit