-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Kush janë sanksionet që mund të vihen kundër Kurtit?

Kryesoret

Në planin e Kurtit, u përfshi edhe organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri, zvogëlimi gradual i policisë dhe rifillimi i menjëhershëm i dialogut Kosovë-Serbi. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti, por nënvizoi se “deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti, të nevojshëm për çtensionimin e situatës”.

Ndërkohë, mediet në Prishtinë duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, publikojnë një sërë masash që Bashkimi Evropian i ka “përgatitur si masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri”.

Sipas këtyre masave, thuhet se “sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes”.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë “punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)”, shkruajnë mediet në Prishtinë duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili duhej të ishte mbajtur  më 8 qershor, ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit