-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Rama nuk duhet ta anulonte mbledhjen e dy qeverive

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar mbledhjen e dy qeverive, të planifikuar për t’u mbajtur të mërkurën në Gjakovë. Ai ka deklaruar se mbledhjet e qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave, siç kërkoi Rama. Kurti ka thënë se anulimi i mbledhjes nuk do të thotë asgjë për raportet Kosovë-Shqipëri.

“Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohem shpesh, por mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër. Nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave, për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje.

I kemi 13 marrëveshje me tekst të dakorduar që po na presin në sirtar dhe konsideroj që mosnënshkrimi i tyre sot është gabim dhe çdo ditë që ato nuk janë të nënshkruara e nuk zbatohen është dëm për qytetarët tanë. Natyrisht kjo s’do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit, sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jemi dy shtete, por jemi të të njëjtit komb dhe duhet të punojmë sa më shumë. Në funksion të kësaj ishte edhe mbledhja e qeverive, që për bindjen time është e paarsyeshme që nuk është mbajtur sot”, ka thënë Kurti.

“Asnjë ministër s’ka pasur vërejtje për asnjërën prej marrëveshjeve. Gjithçka është dashur të shkojë si është më së miri, por ky anulim u bë nga Rama e anulimi i mbledhjes si duhet të quhet nuk më përket mua”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit