-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: Veliaj i dha Gjicit tenderin 10 milionë euro me “marrëveshje të ndaluar”

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi sot se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i dhuroi kompanisë së Safet Gjicit, kryebashkiak i Kukësit, tender 10 milion euro me “Marrëveshje të ndaluar”.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar se të paktën 10 milion euro janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, përmes një procedure tërësisht korruptive tenderimi, gjoja për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës.

Ky tender, me objekt “Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike”, rezulton të jetë fituar nga bashkim i 5 operatorëve, ku rolin kryesor, sipas dokumentave, rezulton se e ka shoqëria ‘Euro-Gjici” e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Së bashku me kompaninë e Gjicit, në grupin e fituesve rezultojnë edhe shoqëritë “Global Security”, “Everest”, “PC Security” dhe “Elektrosek”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton për këtë tender, se, citojmë: “referuar të dhënave, disa nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedure prokurimi, ndonëse paraqesin oferta për vlerësimin e tregut secila më vehte, në procesin e realizimit të procedurës marrin pjesë si bashkim operatorësh ekonomikë, duke bërë të mundur mospasjen e konkurrencës në tender”.

Kështu, nga 5 operatorë ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë, 4 janë paraqitur bashkërisht ndërsa njëri ka paraqitur vetëm një dokument”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se “vërtetohet katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve te ndaluara, duke rënë dakord që me përpara që të mos paraqiten secili më vete në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh” tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit