-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga serbët, jehonë në mediat ndërkombëtare

Kryesoret

Rrëmbimi tre policëve të Kosovës nga forcat serbe ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. “Reuters” thotë se me ngjarjen e fundit në veri të Kosovës “po shkaktohet një grindje e re”.

‘Tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe të mërkurën, por zyrtarët nga Kosova dhe Serbia dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit’, shkruan Reuters.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi lirimin e tre oficerëve. Ai tha se ata ishin arrestuar 300 metra brenda territorit të Kosovës, afër kufirit me Serbinë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon Albin Kurtin, i cili ka thënë se  “Hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës është agresion dhe ka për qëllim përshkallëzimin dhe destabilizimin”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, u tha gazetarëve se kishte urdhëruar oficerët në pikat kufitare që të ndalonin të gjithë kamionët me targa serbe dhe kamionët që transportonin mallra serbe.

Por Petar Petkovic, kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, tha se të tre u arrestuan “brenda” territorit serb.

Ai tha në një konferencë për shtyp në Beograd se arrestimi ndodhi në fshatin e quajtur Gnjilica, disa kilometra larg kufirit dhe se Serbia ishte e gatshme të pranonte një hetim ndërkombëtar për arrestimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit