-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha fushatë në Dibër: Duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit!

Kryesoret

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me demokratët në Dibër, ku në ‘Facebook’ shkruan se këta të fundit kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e partisë dhe të vendit.

Basha shprehet se demokratët do të bashkohen përmes vlerave dhe do të lënë pas hatërmbetjet e shkaktuara, dhe PD do të kthehet pranë qytetarëve duke i dëgjuar dhe ofruar një alternativë për problemet e tyre.

Ndër të tjera ai thekson se demokratët duhet të “shtrijnë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës”.

“Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pas mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.

Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve. Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit