-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria Rama: U shqetësuam që Kosova po ndalon mallrat serbe

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit kërkoi nga Beogradi që të lirojë tre policët e Kosovës. Ajo u shpreh se edhe nëse policët kanë kaluar kufirin, sikur pretendon Serbia, nuk parashikohet arrestimi, por kthimi i tyre mbrapsht.

Jemi të shqetësuar dhe keqardhur që gjendemi në këtë situatë mjaft delikate. Këtë shqetësim nuk e kemi vetëm ne por të gjithë aleatët dhe partnerët. Shqetësimi bëhet më i madh kur aleatët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo rrezikon pasoja që deri dje as mund të imagjinoheshin duke e çuar Kosovën drejt izolimit.

Situata me tre policët e kapur nga ushtria serbe rrezikon ti hedhë benzinë zjarrit. Kemi qenë në kontakt me aleatët dhe partnerët. Kam kërkuar vlerësimin e KFOR-it se cfarë ka ndodhur. Ajo që mund të them që është e domosdoshme të ruhet qetësia dhe qeveria e Serbisë të lirojë tre policët pa humbur kohë.

KFOR të zbardhë cfarë ka ndodhur. Po bëjmë përpjekje që të ndodhë lirimi i tre policëve. Policët nuk kanë bërë asnjë vepër penale. Nuk kanë kërcënuar sigurinë e Serbisë. Komandanti i KFOR-it më tha se raporti që prodhohet ndahet vetëm me NATO-n. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim konstruktiv” tha ajo.

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë. Kolonat në kufi u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Xhaçka tha se është e shqetësuar për këtë gjë.

I kemi ndjekur me shqetësim edhe deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë është angazhim që kanë marrë të gjitha vendet tona në kuadër të CEFTËS, por edhe nismës së Berlinit.

Sipas raportimeve që kam marrë sot, qeveria e Kosovës sqaroi se nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por sigurie. Kjo do të dëmtonte ekonomitë e rajonit, por vetë të Kosovës mbi të gjitha” tha ajo.

Olta Xhaçka: Serbia të lirojë tre policët e arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit