-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet ndaj Kosovës, zëdhënësi i DASH: Nuk dua të flas për këtë tani

Kryesoret

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller në një konferencë për media u pyet në lidhje me sanksionet të cilat janë raportuar se do t’i vendoset Kosovës, gjë për të cilën ai nuk pranoi të përgjigjej pasi sipas tij nuk dëshiron të shfaqë parakohe vendime potencial.

Miller tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në një linjë me tri pikat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, përkatësisht tërheqjen e njësive speciale nga afërsitë e ndërtesave komunale, gjetja e ndërtesave komunale për kryerjen e përkohshme të punëve nga kryetarët e rinj si dhe shtrimin e rrugës për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banura me shumicë serbe.

Nuk dua të shfaq para kohe ndonjë veprim potencial tani për tani. Përqendrimi ynë është i qartë. Të dyja palët që të të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zhbërë tensionet dhe të ndjekin planin tre pikësh të nënvizuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti duhet të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre të përkohshme nga vendet alternatikve dhe të tërheq njësitet speciale nga afërsia e komunave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit