Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale të kërkuara.
Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.
Sipas raportit të vitit 2023, qeveria e Shqipërisë nuk përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.
Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vazhdoi të mbetet në Nivelin 2. /VOA