Policia e Shtetit vijon aksionin për zbulimin dhe ndalimin e mbjelljes së kanabisit në të gjithë territorin e vendit.
Forcat policore nga reparti FNSH janë ndarë në dy grupe, njëri është nisur drejt Rinasit, ndërsa grupi tjetër ka në fokus Malësisë e Krujës.
Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione në zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.
Ditë më parë në malësinë e Krujës, Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike në disa fshatra.