Vazhdon rritja. Monedha europiane Euro e ka mbyllur javën me një rritje të konsiderueshme sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Në publikimin e fundit të këtij institucioni këtë të premte, 1 Euro është këmbyer me 108.19 Lekë, ndryshe nga java e shkuar kur ishte në nivelin e 105.62 Lekëve.
Gjithashtu Franga Zvicerane ka vijuar rikuperimin sërish edhe gjatë ditëve të fundit duke u këmbyer në tregun valutor me 110.80 Lekë.
I njëjti trend rritës ka vijuar edhe me Paundin Britanik krahasuar me një javë më parë dhe këtë të të Premte 1 Paund është këmbyer me 126.37 Lekë.