Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të deshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.
„Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakovic, të premten, në Berlin.
“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”.
Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre: „Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet.