Avokati serb, Cedomir Stojkovic ka reaguar pas thirrjes së fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 3 policëve kosovar.
Stojkovic ka thënë se presidenti serb duke zbatuar nenin 110 të Kodit Penal të Serbisë, me vendim të tij si president mund të marrë vendim për falje, vendim përmes të cilit do të liroheshin të tre policët e Kosovës.
Avokati serb thotë se çdo vonesë për të marrë një vendim të tillë, është në dorë të presidentit serb.
Derisa ka sqaruar se afati për ankesë ndaj paraburgimit është tre ditë dhe sakdon të hënën. Për ankesën Stojkovic thotë se vendos e njëjta gjykatë në Kralevë.
Avokati serb ka thënë se Vuçiç nuk duhet që të pres rezultatin e vendimit të gjykatës deri të hënën, por duhet t’i falë ata menjëherë sot, dhe në këtë mënyrë të tregojë që Serbia nuk është Kore e Veriut.
“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiç, nuk duhet të presë rezultatin e atij vendimi, por me vendimin e tij duhet t’i falë ata sot dhe në këtë mënyrë të dërgojë mesazh se Serbia nuk është Kore e Veriut, pavarësisht se ai është president”, ka shkruar Stojkovic./Express