-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olta dhe Luizi bëhen bashkë “Në kuadër të dashurisë”

Kryesoret

“Në kuadër të dashurisë”, është filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Dy protagonistët e “Big Brother” kanë bashkuar forcat për një komedi që pritet të transmetohet sezonin e ardhshëm. Së fundmi, është zbuluar se një tjetër personazh i njohur do luajë në film.

“Kryefjala” raporton se Sara Hoxha do të jetë pjesë e filmit. Zërat për pjesëmarrjen e saj kanë qenë të shumta e duket se të vërteta. Partnerja e Ledri Vulës do të ketë një rol të vogël në film dhe gjithashtu pjesëmarrja e saj pritet me shumë interes.

Kujtojmë se Sara arriti të fitonte “Dancing with the Stars” falë mbështetjes së publikut, ndaj edhe fama e saj është e madhe. Sara ka bërë disa prova këtë periudhë, duke përvetësuar kështu profilin e saj si aktore. Ndërkohë që filmi do të përmbajë edhe disa skena romantike, me puthje dhe skena të nxehta midis dy protagonistëve.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”, e cila duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: “në kuadër të lojës”. Filmi do të jetë në zhanrin e “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”, thuhet në përshkrimin e filmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit