-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhavit Haliti: Serbia lëshoi dronë në kufi, para rrëmbimit të policëve

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për situatën në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se, atje janë krijuar tri grupe që nuk janë të koordinuara me njëra-tjetrën, por të koordinuara me një qendër, “e cila është krijuar në qendër operative që është krijuar dhe funksionon në Kralevë”. Ai ka thënë se të gjitha komunikimet i bëjnë me këtë qendër, e cila u jep urdhra dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë.

Ndërsa, për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, Haliti është shprehur se ata janë goditur përmes një lloj arme paralizuese, të cilën e përdorin shërbimet ruse dhe izraelite në luftë kundër terrorizmit. Sipas tij, rrëmbimi i policëve të Kosovës është bërë me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

‘’Kidnapimi i tre policëve është akt terrorist i Serbisë, shkelje e Rezolutës 1244 sepse policia e ka kalu kufirin e Kosovës dhe ka kidnapuar policë brenda territorit të Kosovës. Ata po thonë se kanë qenë andej, bile Vuçiqi tha se kanë dal me mbledh kërpudha, në fakt ata kanë qenë të vendosur në një pozicion.

Me pas ditë që është planifikuar një gjë të tillë s’i kishin zënë kaq të papërgatitur. E vërteta është se dronët serbë një natë para kanë fluturu në atë zonë duke hetuar kufirin, sa ka roje, gjitha këto. Një natë më herët e kanë përgatitur terrenin, kanë vepru si kundërpërgjigje ndaj veprime të Policisë së Kosovës, që ka arrest dy veta në veri, kriminelë të njohur.’’, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit