Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me disa nga gazetarët të cilët u sulmuan fizikisht nga protestues serbë teksa raportonin në veri të vendit.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti shkruan se ai është i frymëzuar dhe emocionuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë.
“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri të sotëm. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka shkruar Kurti.