-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamza reagon ndaj Kurtit: Ne nuk bëjmë pazare politike

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar fjalorin e Kurtit si “moralizëm politik”.

Hamza theksoi se Kurti po përpiqet t’i hedhë fajin opozitës për situatën aktuale, ndërkohë që PDK ka ofruar gjithmonë zgjidhje konkrete dhe ka qenë e gatshme për dialog dhe kompromis.

Ai shtoi se, megjithatë, PDK ka qenë kundër praktikave të imponimit të një presidenti partiak, dhe se për ta stabiliteti institucional është më i rëndësishëm se çdo pazë politik.

“Ne nuk bëjmë pazare politike. Si Kryetar i PDK-së, kam dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim. Kam qenë aty në çdo ftesë, madje edhe në vikend, me shpresën që kjo çështje të trajtohet seriozisht dhe me përgjegjësi shtetërore. Por shumë shpejt u bë e qartë: Kurti nuk ishte i interesuar për konsensus, por për imponimin e një presidenti partiak,” deklaroi Hamza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit