Debat dhe tension në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen e inceneratorit të Fierit. Sot fjalën e kishte mbrojtja pas pretencës.
Ish-deputeti Alqi Bllako që është njëri nga të arrestuarit hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi duke anashkaluar sipas tij vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se gjithçka është orkestruar kundër tij.
Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil.
“Shkelja nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale, apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime.
Ky është standard i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim.
Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg”, ka deklaruar Bllako.