Kualifikueset e “EURO 2024” luajnë raundin e tyre të katërt, me 24 skuadra kombëtare që zbresin në fushën e lojës.
Në orën 20:45, Kosova luan në transfertë me Bjellorusinë në Grupin I. “Dardanët” kanë marrë tre barazime në tre ndeshje dhe një fitore sot do t’i mbante gjallë shpresën për të luajtur në Europian.
Po në këtë grup, Izraeli do të presë Andorrën, ndërsa Zvicra Rumaninë.
Fitoren e katërt do të kërkojë dhe Anglia, që do të presë në shtëpi Maqedoninë e Veriut, në sfidën e vlefshme për Grupin C.
NDESHJET:
GRUPI B
FRANCË – GREQI 20:45
IRLANDË – GJIBRALTAR 20:45
GRUPI C
UKRAINË – MALTË 18:00
ANGLI – MAQEDONI E VERIUT 20:45
GRUPI D
ARMENI – LETONI 18:00
TURQI – UELLS 20:45
GRUPI H
FINLAND – SAN MARINO 18:00
IRLANDË E VERIUT – KAZAKISTAN 20:45
SLLOVENI – DANIMARKË 20:45
GRUPI I
BJELLORUSI – KOSOVË 20:45
IZRAEL – ANDORRA 20:45
ZVICËR – RUMANI 20:45