-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raportuesi për Ballkanin pyet Vuçiçin, Kurtin dhe aleatët: Kush sulmoi në veri?

Kryesoret

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Boris Mijatovic, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për shtensionimin e situatës. Ai në një intervistë për DW shton se nuk ka zgjidhje të lehtë, por duhet shumë punë. “Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur me shumicë absolute mbi 50% të votave. Ai sigurisht është në gjendje të zbatojë atë që ka premtuar tani dhe nuk mund të tregojë kompromise në një koalicion.

Kurti është i përkushtuar për punë dhe drejtësi dhe vepron në këtë drejtim. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fituar gjithashtu zgjedhjet, por duhet të përballet me forcat e tij revanshiste dhe nacionaliste në vend dhe të fillojë të përmbushë atë për çka është rënë dakord”, u shpreh Mijatovic.

Mijatovic më tej ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet realizuar dhe ai është një sfidë për të dyja palët. “Ka një sugjerim shumë të mirë nga Fondacioni Friedrich Ebert. Ka shumë modele të tjera se si të zbatohet një shoqatë komunash. Vuçiç tani po flet sërish për autonomi. Nuk mendoj se është toni i duhur. Ne si bashkësi ndërkombëtare duhet të jemi të kujdesshëm që të dyja palët të qëndrojnë në tavolinë dhe të mos gjuajnë njeri-tjetrin me këmbë nën tryezë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit